Scaloni me lot pas finales: Më dhemb në zemër
Lionel Scaloni nuk i fshehu emocionet pas humbjes në finalen e Kupës së Botës 2026, duke u shfaqur me lot në sy gjatë konferencës për media. “Më dhemb në zemër. Këta djem dhanë gjithçka. Nuk kam asgjë për t’u qortuar. Futbolli ndonjëherë është i tillë dhe duhet ta pranojmë”, tha ai. Trajneri i Argjentinës la të kuptohet se rrugëtimi i tij në stolin e “Albicelestes” po shkon drejt fundit, duke konfirmuar se do të vazhdojë në detyrë deri në muajin dhjetor. “Do të qëndroj deri në dhjetor. Pastaj do të vijë momenti për të menduar me qetësi. Ky grup dhe kjo fanellë do të kenë gjithmonë një vend të veçantë në zemrën time”, theksoi ai. 48-vjeçari largohet si një nga trajnerët më të suksesshëm në...
Burimi:
kultplus.com