Rishikimi i Çmimeve Kombëtare të Letërsisë, “Forum 26”: Një çmim i veçantë për dramaturgjinë dhe rikthimi i poezisë…
Nga Julia Vrapi Çmimet Kombëtare të Letërsisë këtë janar u shoqëruan edhe me debate mbi transparencën, kriteret dhe vetë strukturën e tyre. Në janar u ndanë Çmimet Kombëtare të Letërsisë për vitin 2024, por ndarja e vetëm tre çmimeve nxiti debat në komunitetin letrar, ku një pjesë shprehu se janë lënë jashtë disa zhanre jo pak të rëndësishme. Në vijim të procesit të rishikimit dhe organizimit të Çmimeve Kombëtare të Letërsisë, Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit organizoi këto ditë një takim këshillues me përfaqësues të fushës së librit, ku morën pjesë shkrimtarë, kritikë letrarë, përkthyes dhe botues. Temat kryesore që u shtruan për diskutim si dhe propozimet që erdhën nga grupet e interesit në këtë takim kishin të bënin me kriteret e pjesëmarrjes dhe...
Burimi:
sot.com.al