Rijetësohen sitet dhe muzetë, 23 objekte të trashëgimisë kulturore rikthehen në funksion pas tërmetit
Nga monumente të dëmtuara dhe të mbyllura për publikun pas tërmetit të nëntorit 2019, në hapësira që mirëpresin sërish vizitorët. Pas gati gjashtë vitesh ndërhyrjesh restauruese, 23 site të trashëgimisë kulturore shqiptare janë rikthyer në funksion, duke shënuar përmbylljen e një prej investimeve më të mëdha të Bashkimit Evropian për kulturën në Shqipëri. Programi EU4Culture, ka bërë të mundur restaurimin e objekteve të dëmtuara nga tërmeti, mes tyre Mozaiku i Muzeut Historik Kombëtar, Teatri Kombëtar i Kukullave, Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit dhe Qendra “Sotir Kolea”, si edhe një sërë muzeumesh, kalash e monumentesh në Durrës, Bashtovë dhe Kavajë. Për çdo ndërhyrje është synuar ruajtja e identitetit historik të objekteve. “Secili prej tyre kishte sfida te ndryshme. Për shembull, për mozaikun në Tiranë, ne kontaktuam...
Burimi:
vizionplus.tv