Me këngën për fëmijë “Baby Shark” u bë super i famshëm, po synon botën e muzikës

Me këngën për fëmijë “Baby Shark” u bë super i famshëm, po synon botën e muzikës

Park Geon-roung, djali që bota takoi në videoklipin “Baby Shark Dance”, po përpiqet të ndërtojë karrierën e tij muzikore. Dhjetë vjet më parë, ai u shfaq në një video që u bë një fenomen global, dhe tani është rikthyer në skenë si Baby Shark Boy. Nga video virale në këngë të re Geon-roung ishte vetëm gjashtë vjeç kur u shfaq në videoklipin muzikor “Baby Shark Dance” në vitin 2016. Videoja që atëherë ka tejkaluar 17 miliardë shikime në YouTube, duke u bërë videoja më e shikuar në platformë. Në video, ai kërceu me një këngë të thjeshtë për një familje peshkaqenësh, e cila, falë përsëritjes dhe koreografisë së lehtë për t’u mbajtur mend, u bë një nga hitet më të mëdha të internetit për fëmijë....