Raporti i IKKL-së,Kurti:Janë dokumentuar 12.230 viktima të luftës në Kosovë

Raporti i IKKL-së,Kurti:Janë dokumentuar 12.230 viktima të luftës në Kosovë

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, gjatë lansimit të Raportit të Institutit të Krimeve të Kryera Gjatë Luftës në Kosovë (IKKL), tha se raporti dokumenton masakrat, dhunën dhe shkatërrimin e kryer gjatë luftës në Kosovë, duke ruajtur dëshmitë për viktimat dhe krimet e luftës. Kurti bëri me dije se raporti dokumenton gjithsej 12.230 viktima të luftës për periudhën nga janari 1998 deri më 20 qershor 1999. “Çdo numër përfaqëson njerëzit tanë të dashur që humbën jetën, familjet që u shkatërruan dhe mungesën e madhe që vazhdon të ndihet me dhimbje”, u shpreh ai. Duke veçuar krimet ndaj fëmijëve, Kurti tha se raporti dokumenton vrasjen e 1.247 fëmijëve të moshës 0 deri në 17 vjeç, ndërsa 94 të tjerë humbën jetën si pasojë...