Punëtori artistike në muzeun “Marubi” në Shkodër, “Vizatim me dritë” për të rinjtë
Punëtoria kreative “Vizatim me dritë ( Light Drawing)” fton pjesëmarrësit në një udhëtim eksperimental në botën magjike të dritës dhe lëvizjes, në frymën e fotografive të Gjon Milit. Muzeu kombëtar i fotografisë “Marubi” në Shkodër ka hapur thirrjen për pjesëmarrjen në këtë punëtori dhe shprehet se përmes përdorimit të burimeve të dritës dhe ekspozimit të gjatë fotografik, pjesëmarrësit do të krijojnë vizatime në hapësirë, duke luajtur me gjurmët e dritës dhe duke realizuar imazhe unike që bëhen të dukshme vetëm përmes fotografisë. “Në këtë proces krijues, pjesëmarrësit do të eksplorojnë marrëdhënien mes fotografisë, vizatimit dhe performancës, duke zbuluar mënyra të reja shprehjeje artistike dhe duke zhvilluar imagjinatën e tyre”, thuhet nga muzeu kombëtar i fotografisë “Marubi” në Shkodër. Aktiviteti do të udhëhiqet nga ekipi edukativ...
Burimi:
sot.com.al