Promovimi i kolanës së botimeve shkencore të akademikut Rexhep Meidani në ASH

Promovimi i kolanës së botimeve shkencore të akademikut Rexhep Meidani në ASH

Konferenca shkencore ndërkombëtare me temë, “Nga gigabota te grimcat elementare, gjithçka lëviz e vetorganizohet: kjo është fizika” me rastin e promovimit të kolanës së veprës shkencore të akademikut Rexhep Meidani, kushtuar kategorive themelore të fizikës: hapësirës, kohës, materies dhe lëvizjes u organizua nga Akademia e Shkencave e Shqipërisë, në bashkëpunim me Universitetin e Tiranës dhe Institutin Kombëtar të Fizikës, me synimin për të vlerësuar rëndësinë e  këtyre botimeve në fushën e fizikës dhe të mendimit shkencor bashkëkohor, ku reflektohet përvoja shumëvjeçare akademike, kërkimore dhe intelektuale e autorit. Akad. Mimoza Hafizi, drejtuese e Institutit Kombëtar të Fizikës dhe moderatore e veprimtarisë, nënvizoi se Meidani mbetet thellësisht i lidhur me këtë disiplinë, të cilës i ka kushtuar gjithë jetën akademike dhe që e ka transmetuar me përkushtim...