Cekja i Beratit përfshihet në një aksident automobilistik me një klerik bektashian, të dhënat e para…

Cekja i Beratit përfshihet në një aksident automobilistik me një klerik bektashian, të dhënat e para…

Aktori i njohur i humorit Sejfulla Myftaraj, i njohur si “Cekja i Beratit”, është përfshire në një aksident rrugor në aksin Gjirokastër- Tepelene, pranë kthesës së fshatit Hormovë.Sipas informacioneve paraprake, automjeti që drejtonte Myftaraj eshtë përplasur me një automjet tjetër që drejtohej nga Baba Sheh Hormova, një klerik bektashian.Për fat të mirë të dy drejtuesit e mjeteve kanë shpëtuar pa lëndime. Nga aksidenti janë shkaktuar vetëm dëme materiale, ndërsa në vendngjarje ndodhet Policia Rrugore e Gjirokastrës, e cila po heton rrethanat e ngjarjes.Post navigation