Projekt mbi 680 mijë euro për planifikimin dhe konservimin e monumenteve të Durrësit

Projekt mbi 680 mijë euro për planifikimin dhe konservimin e monumenteve të Durrësit

Projekti i konservimit për amfiteatrin romak, forumin bizantin, termat romake dhe shtigjeve urbane në zonat arkeologjike A dhe B në Durrës ka për qëllim ruajtjen e monumenteve nga situatat e degradimit aktual, për të parandaluar probleme të mundshme të mëtejshme dhe për të lejuar zbatimin e zgjidhjeve vlerësuese, për të rritur kuptueshmërinë dhe atraktivitetin. Një garë publike me vlerë rreth 68 milionë lekë (mbi 680 mijë euro) synon në planifikimin e konservimit dhe gërmimeve arkeologjike në Durrës. Thirrja e shpallur këto ditë nga Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit synon ndërhyrje të integruara në disa nga pikat më të rëndësishme arkeologjike në Durrës, përfshirë amfiteatrin, forumin bizantin të Durrësit dhe termat romake, si dhe rrjetin e shtigjeve urbane, që lidhin zonat arkeologjike A dhe B...