Profesori i Cambridge, Jason Arday, jep dorëheqjen pas debatit për plagjiaturë

Profesori i Cambridge, Jason Arday, jep dorëheqjen pas debatit për plagjiaturë

Profesori i Universitetit të Cambridge, Jason Arday, ka dhënë dorëheqjen nga posti i tij “me efekt të menjëhershëm”, pas një debati publik lidhur me pretendime për plagjiaturë dhe pyetje mbi disa nga kualifikimet e tij akademike. Universiteti i Cambridge bëri të ditur se kishte nisur një hetim ndaj Arday “pas informacioneve të reja” rreth historikut të tij akademik. Arday, i cili në vitin 2023 u bë profesori më i ri me ngjyrë në historinë e universitetit, ka pranuar gabime në disa prej punimeve të tij, por ka mohuar se ka mashtruar. Ai deklaroi se ishte përballur me “një nivel të pamëshirshëm shqyrtimi publik dhe sulmi personal”, duke theksuar se nuk ishte “gënjeshtar”. Debati nisi pas disa raportimeve mediatike që vunë në pikëpyetje disa nga arritjet...