PrizrenFest rikthehet për edicionin e pestë, nga 21 deri më 27 korrik
Qyteti i Prizrenit do të mirëpresë edicionin e pestë të Festivalit Ndërkombëtar të Teatrit në Ambient të Hapur – PrizrenFest, i cili do të mbahet nga 21 deri më 27 korrik 2026. Me karakter ndërkombëtar, festivali do ta shndërrojë për një javë Prizrenin në një qendër të artit skenik, duke sjellë shfaqje teatrore, aktivitete artistike dhe programe kulturore në hapësira të ndryshme historike të qytetit. Në programin e këtij viti do të marrin pjesë trupa teatrore dhe artistë nga Kosova, Spanja, Franca, Brazili, Turqia, Italia, Sllovenia dhe Maqedonia e Veriut. Përveç shfaqjeve teatrore, PrizrenFest do të ofrojë edhe punëtori teatrore për fëmijë, koncerte dhe aktivitete të tjera kulturore, duke krijuar një program të larmishëm për publikun. Organizatorët synojnë që, përmes këtij festivali, të promovojnë artin...
Burimi:
kultplus.com