PrizrenFest hap siparin e edicionit të pestë me spektaklin ndërkombëtar “Borderless Body”
Qyteti historik i Prizrenit do të mirëpresë nga 21 deri më 27 korrik edicionin e pestë të PrizrenFest – Festivalit Ndërkombëtar të Teatrit në Ambient të Hapur, i cili do ta shndërrojë qytetin në një skenë të madhe artistike me teatër, vallëzim, muzikë, performanca dhe aktivitete kulturore. Drejtori artistik i festivalit, Adrian Morina, tha se edicioni i sivjetmë është ndërtuar mbi idenë se teatri nuk është vetëm argëtim, por edhe një hapësirë reflektimi, kujtese dhe dialogu. “PrizrenFest ka lindur me bindjen se teatri mund ta transformojë mënyrën se si e përjetojmë qytetin dhe mënyrën se si komunikojmë me njëri-tjetrin. Për këtë arsye edhe këtë vit kemi përzgjedhur shfaqje që jo vetëm mahnitin estetikisht, por edhe sfidojnë ndërgjegjen tonë kolektive”, u shpreh Morina. Gjatë shtatë ditëve...
Burimi:
kultplus.com