“Prishtina Gastronomy Festival prej 15 deri më 19 korrik, festivali që bashkon muzikën, ushqimin dhe gjeneratat 

“Prishtina Gastronomy Festival prej 15 deri më 19 korrik, festivali që bashkon muzikën, ushqimin dhe gjeneratat 

“Bukë e Kripë e Zemërbardhë” është motoja që shënon rikthimin e Prishtina Gastronomy Festival 2026, qe do të fillojë më 15 korrik dhe do të zgjasë deri më 19 po të këtij muaji, shkruan KultPlus.  Organizatorët tashmë kanë përgatitë çdo detaj të këtij festivali që ndërlidhë muzikën dhe ushqimin, e që sjell një atmosferë të këndshme për familjet e kryqytetit, dhe jo vetëm.  Albanian Night do të nis mbrëmjet muzikore, e që për këtë ansambël është rezervuar mbrëmja e 15 korrikut, ku do të prezantohet kultura e muzikës shqiptare, e pas kësaj mbrëmje do të pasojnë pastaj motrat Libohova, të cilat do të prezantohen më 16 korrik, kurse më 17 korrik publiku do të argëtohet me Sinan Vllasaliun. 18 korriku do të sjell këngëtarin e njohur...