PriDox 2026 hap edicionin e ri me dokumentarë që sjellin histori dhe rrëfime të fuqishme

PriDox 2026 hap edicionin e ri me dokumentarë që sjellin histori dhe rrëfime të fuqishme

Është hapur edicioni i ri i PriDox 2026, festivali i filmit dokumentar që po sjell në Prishtinë rrëfime të veçanta, histori njerëzore dhe tema që nxisin reflektim përmes kinematografisë. Mbrëmja hapëse e festivalit u shënua me shfaqjen e dy dokumentarëve: “We Play With All Our Heart” me regji të Alvin Çyços, një rrëfim për historinë e rock-ut shqiptar, dhe “Golgotha” nga Enis Murati, i cili sjell dëshminë e piktorit Isa Alimusaj për shkatërrimin e veprave të tij artistike gjatë luftës në Kosovë. PriDox, si festival i dedikuar filmit dokumentar, i paraprin edicionit të radhës të PriFest – Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Prishtinë, duke kontribuar në pasurimin e skenës filmike vendore me autorë, krijimtari të re dhe rrëfime që trajtojnë tema të rëndësishme shoqërore e...