Prezantohet sistemi “eArkiva” për menaxhimin dhe digjitalizimin e dokumentacionit zyrtar
Sistemi “eArkiva” është platforma e re për menaxhimin dhe digjitalizimin e dokumenteve zyrtare, e cila u prezantua nga Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave dhe Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit. Një platformë e zhvilluar nga AKSHI nën mbikëqyrjen e DPA-së, ku në aktivitet morën pjesë përfaqësues të ministrive dhe institucioneve shtetërore, të cilët do të jenë përdoruesit e parë të sistemit në kuadër të procesit të digjitalizimit të arkivave publike. Aktiviteti u bashkëdrejtua nga Drejtori i Përgjithshëm i Arkivave Auron Rrokaj, dhe zëvendësdrejtoresha e Përgjithshme e AKSHI-t Romina Kostani. Drejtori i Përgjithshëm i Arkivave Auron Rrokaj, nënvizoi ndryshimet epokale në dhjetëvjeçarin e fundit, falë përkujdesjes së qeverisë shqiptare për punën me dokumentet, duke sjellë në rastin e “eArkiva” shembullin konkret të programit të qeverisë, si...
Burimi:
sot.com.al