Pompei, qyteti ku këmbësorët kishin vijat e tyre të bardha
Në qytetin antik të Pompeit, romakët kishin krijuar një sistem të zgjuar kalimesh për këmbësorët, të cilat mund të konsiderohen si pararendëset e vijave të bardha të sotme. Në vend të bojës, ato përbëheshin nga blloqe të mëdha guri të ngritura mbi nivelin e rrugës dhe të vendosura në rreshta përtej karrexhatës, duke lidhur të dy anët e trotuarit. Këto kalime ishin projektuar për t’u lejuar këmbësorëve të kalonin rrugën pa u lagur nga uji i shiut apo ujërat e rrjedhshme dhe pa u penguar nga brazdat e thella të krijuara nga rrotat e qerreve. Në të njëjtën kohë, hapësirat mes gurëve ishin llogaritur me kujdes, në mënyrë që qerret të mund të kalonin pa vështirësi, duke treguar nivelin e lartë të planifikimit urban në...
Burimi:
kultplus.com