Poezi nën yje, Kalaja e Lezhës mirëpret poetë e artdashës në një mbrëmje letrare

Poezi nën yje, Kalaja e Lezhës mirëpret poetë e artdashës në një mbrëmje letrare

Nën dritën e yjeve dhe mes mureve shekullore të Kalasë së Lezhës, poezia mori jetë në një mbrëmje të veçantë kushtuar artit dhe letërsisë. Në ballkonin panoramik të kalasë, poetë, shkrimtarë dhe artdashës nga Lezha dhe qytete të tjera të vendit u bënë pjesë e aktivitetit “Poezi nën Yje”, duke sjellë për publikun emocione, vargje dhe reflektime artistike në një atmosferë unike. Poezitë e autorëve pjesëmarrës u ndërthurën me tingujt e muzikës dhe shijen e verës, duke krijuar një mjedis të ngrohtë e frymëzues, ku fjala artistike u kthye në urë komunikimi mes krijuesve dhe publikut. Pjesëmarrësit vlerësuan organizimin e kësaj mbrëmjeje, duke theksuar rëndësinë e aktiviteteve të tilla për promovimin e letërsisë dhe ruajtjen e traditës poetike që Lezha e ka kultivuar ndër vite....