“Play Music, Not War” – Gala Night mbylli Rame Lahaj International Opera Festival me një manifest të fuqishëm për paqen

“Play Music, Not War” – Gala Night mbylli Rame Lahaj International Opera Festival me një manifest të fuqishëm për paqen

Dilara Sollova Muzika si thirrje për paqe, opera si gjuhë që bashkon dhe arti si mënyra më e fuqishme për të kujtuar, reflektuar e shpresuar. Me një program që solli në Prishtinë disa prej emrave më të njohur të skenës ndërkombëtare të operës, interpretime nga kryeveprat e kompozitorëve më të mëdhenj, por edhe një mesazh të fuqishëm kundër luftës, “Gala Night – Rame Lahaj & Friends” shënoi mbylljen e edicionit të sivjetmë të Rame Lahaj International Opera Festival. Gjatë koncertit, publiku pati mundësinë të rikthente edhe një herë kujtimet e të gjithë rrugëtimit artistik të festivalit përmes një retrospektive të shfaqur në ekranin e skenës, ndërsa motoja e këtij viti, “Play Music, Not War”, u shoqërua me pamje nga lufta e fundit në Kosovë, duke...