Peticion online për njohjen e plisit shqiptar nga UNESCO
Online qarkullon një peticion përmes të cilit, qytetarët nënshkrues, i bëjnë thirrje UNESCO-s të njohë plisin shqiptar si një artefakt zyrtar kulturor duke e përfshirë në listën e Trashëgimisë Kulturore Jomateriale. Peticioni thotë se, njohja nga UNESCO jo vetëm që do të nderonte trashëgiminë tonë kulturore, por do të siguronte që brezat e ardhshëm të jenë të vetëdijshëm dhe ta çmojnë këtë pjesë thelbësore të identitetit shqiptar. Renditja zyrtarisht e plisit ne listën e pasurive botërore, do të ndihmonte në rritjen e turizmit në rajonin tonë, pasi më shumë njerëz do të kërkonin të njihnin dhe përjetonin kulturën tonë të gjallë. Hartuesit e peticionit shkruajnë se, plisi shqiptar rrezikon margjinalizimin për shkak të mungesës së njohjes në skenën botërore. Plisi është mbajtur nga shqiptarët prej...
Burimi:
kultplus.com