Përpara ‘The Odyssey’ e Christopher Nolan, ishte seriali legjendar i RAI-t që solli në ekran Odisenë e Homerit

Përpara ‘The Odyssey’ e Christopher Nolan, ishte seriali legjendar i RAI-t që solli në ekran Odisenë e Homerit

Shumë përpara se “The Odyssey” i Christopher Nolan të bëhej një nga filmat më mezipritur të vitit, publiku ka njohur një nga adaptimet më të famshme të poemës së Homerit përmes ekranit të vogël. Në vitin 1968, televizioni publik italian RAI transmetoi serialin “L’Odissea”, me regji të Franco Rossi, një përshtatje besnike e veprës klasike. Në rolin e Odiseut interpretoi aktori Bekim Fehmiu, ndërsa Penelopa u luajt nga Irene Papas. Për miliona shikues, ky ishte kontakti i parë me personazhe mitologjike si Ciklopi Polifem, Çirçe, Sirenat dhe Kalipso, si edhe me udhëtimin e gjatë të Odiseut drejt Itakës. Gati gjashtë dekada më vonë, historia e heroit mitologjik vazhdon të frymëzojë kineastë dhe artistë. Ndërsa publiku pret vizionin e Christopher Nolan për “The Odyssey”, seriali i...