Përkujtohet shkrimtari italian Curzio Malaparte

Përkujtohet shkrimtari italian Curzio Malaparte

Më 19 korrik përkujtohet ndarja nga jeta e shkrimtarit, publicistit dhe korrespondentit të luftës Curzio Malaparte, një prej figurave më të veçanta dhe më kontradiktore të letërsisë italiane të shekullit XX. I lindur më 9 qershor 1898 në Prato të Toskanës, Malaparte, emri i vërtetë i të cilit ishte Kurt Erich Suckert, u bë i njohur me veprat “Kaputt” dhe “La pelle” (Lëkura), ku ndërthur reportazhin me elemente letrare për të përshkruar shkatërrimin dhe pasojat e Luftës së Dytë Botërore. Ai mori pjesë si ushtar në Luftën e Parë Botërore dhe fillimisht u afrua me lëvizjen fashiste italiane, duke u bërë një nga publicistët më të njohur të kohës. Megjithatë, marrëdhëniet me regjimin e Benito Musolinit u përkeqësuan dhe në vitin 1933 ai u burgos...