Përkujtohet në ditën e lindjes poeti i shquar Fatos Arapi

Përkujtohet në ditën e lindjes poeti i shquar Fatos Arapi

Në përvjetorin e lindjes së poetit të njohur shqiptar Fatos Arapi, Akademia e Shkencave e Shqipërisë ka përkujtuar jetën dhe veprën e një prej figurave më të rëndësishme të letërsisë shqipe. Fatos Arapi lindi më 19 korrik 1929 në Vlorë, ku kreu edhe arsimin e mesëm, ndërsa studimet e larta i ndoqi në Fakultetin e Matematikës dhe Ekonomisë në Sofje të Bullgarisë. Gjatë karrierës së tij punoi si gazetar dhe pedagog në Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë në Tiranë, shkruan KultPlus. Me një krijimtari të pasur letrare, Arapi la gjurmë të pashlyeshme në poezinë shqiptare, por edhe në prozë, dramaturgji, publicistikë, studime dhe përkthime. Ndër veprat e tij më të njohura janë novelat “Patat e egra”, “Cipa e borës” dhe “Gjeniu pa kokë”, romanet “Dhjetori...