Përfundon restaurimi i Muzeut Arkeologjik të Korçës, nis faza e muzealizimit dhe rijetëzimit

Përfundon restaurimi i Muzeut Arkeologjik të Korçës, nis faza e muzealizimit dhe rijetëzimit

Nga Julia Vrapi Godina e Muzeut Arkeologjik të Korçës pas përfundimit të restaurimit do të vijojë me muzeualzimin. Muzeu Arkeologjik i Korçës u krijua në vitin 1985, ku rikonstruksioni nisi pas një projekti, që u miratua më parë në Këshillin Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore Materiale. Blendi Gonxhja ministër i Turizmit, Kulturës dhe Sportit nënvizon bashkëpunimin me institucionet e trashëgimisë kulturore dhe Bashkinë Korçë për të rijetëzuar këtë hapësirë. Ministri  Gonxhja thekson se ky projekt, është pjesë e një vizioni më të gjerë për krijimin e një rrjeti të integruar kulturor dhe muzeor, që promovon historinë, identitetin lokal dhe eksperiencat autentike të qytetit. “Kanë përfunduar punimet restauruese në godinën e Muzeut Arkeologjik të Korçës, ish-banesa historike e Fani Pjastos, një nga objektet me vlera të veçanta...