Përdoret kënga e Katy Perry: “Nuk e kam miratuar këtë, nuk më është kërkuar leje dhe nuk e toleroj absolutisht
Kënga “Firework”, një nga hitet më të njohura të Katy Perry, është bërë shkak për një reagim të fortë të këngëtares ndaj Shtëpisë së Bardhë. Artistja akuzon administratën amerikane se e përdori këngën pa lejen e saj në një video në TikTok me pamje të operacioneve ushtarake amerikane. Në një postim në X, Perry tha se ishte “thellësisht e tronditur dhe e zemëruar” nga përdorimi i paautorizuar i këngës. “Nuk e kam miratuar këtë, nuk më është kërkuar leje dhe nuk e toleroj absolutisht”, shkroi ajo. Perry kujtoi se “Firework”, e publikuar në vitin 2010, është shkruar si një himn shprese, shërimi dhe force të brendshme për njerëzit që kalojnë momente të vështira. “Të përdoret një mesazh vetëvlerësimi dhe inkurajimi si sfond për shkatërrim dhe dhunë...
Burimi:
kultplus.com