PD kritikon Strategjinë Kombëtare të Kulturës 2026–2030: “Kultura nuk është vetëm industri”
Strategjia Kombëtare e Kulturës 2026–2030, e miratuar nga qeveria në fund të korrikut, po shoqërohet me debate mbi mënyrën se si është konceptuar e ardhmja e kulturës në Shqipëri, por edhe mbi modelin e financimit dhe pavarësinë e institucioneve kulturore. Kryetarja e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Julinda Emiri, ka kërkuar që dokumenti t’i nënshtrohet një diskutimi më të gjerë publik, duke vënë në fokus disa prej pikave që, sipas saj, kërkojnë sqarim dhe debat. Në reagimin e saj, Emiri vlerëson se strategjia përmban objektiva pozitive, por shpreh shqetësimin për një ndryshim të mënyrës së konceptimit të kulturës, e cila në dokument shihet gjithnjë e më shumë përmes prizmit të industrisë krijuese dhe potencialit ekonomik. “Strategjia shënon një ndryshim filozofik që kërkon debat serioz publik:...
Burimi:
kultplus.com