Papa Leone u bën thirrje të rinjve të tregojnë kujdes me rrjetet sociale dhe IA-në

Papa Leone u bën thirrje të rinjve të tregojnë kujdes me rrjetet sociale dhe IA-në

Papa Leone XIV u bëri thirrje dje të rinjve në mbarë botën, të përdorin me maturi dhe disiplinë rrjetet sociale dhe inteligjencën artificiale (IA), në një mesazh drejtuar festivalit të të rinjve të krishterë, në Brazil. Papa i inkurajoi ata t’i përdorin këto teknologji në mënyrë të përgjegjshme, duke paralajmëruar se rrjetet sociale dhe inteligjenca artificiale mund t’i tërheqin njerëzit drejt një bote joreale, ku gjërat kalimtare, pamja e jashtme dhe mashtrimi zëvendësojnë vlerat e vërteta dhe atë që ka rëndësi në jetë. Papa Leone, i cili është me origjinë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndodhet aktualisht në rezidencën e tij verore në Castel Gandolfo, pranë Romës. Në muajin maj, Papa Leone publikoi enciklikën e tij të parë, një dokument prej më shumë se...