Osman Kazazi, nga La Sapienza në kampet e internimit të regjimit komunist

Osman Kazazi, nga La Sapienza në kampet e internimit të regjimit komunist

Më 9 korrik 1917, në Tiranë, në një familje qytetare tiranase, lindi Osman Kazazi, intelektual, nacionalist dhe veprimtar politik. Pasi kreu shkollimin midis Tiranës dhe Shkodrës, u rreshtua herët në lëvizjet antifashiste, duke protestuar kundër pushtimit italian. Edhe pse nisi studimet për farmaci në Universitetin “La Sapienza” të Romës, në vitin 1942 ai zgjodhi t’i ndërpriste ato për t’u kthyer në atdhe, ku iu bashkua veprimtarisë politike dhe kombëtare të Ballit Kombëtar, që në momentet e para të krijimit të kësaj organizate. Me përfundimin e Luftës së Dytë Botërore dhe ardhjen në pushtet të regjimit komunist, jeta e tij mori një rrjedhë të dhimbshme. Më 14 nëntor 1944 u arrestua si aktivist i Ballit Kombëtar dhe antikomunist, duke kaluar rreth 43 vite në burgje dhe...