Opozita dhe shoqëria civile kërkojnë shkarkimin e Snezhana Paunoviqit

Opozita dhe shoqëria civile kërkojnë shkarkimin e Snezhana Paunoviqit

Opozita proevropiane dhe organizatat e shoqërisë civile kanë kërkuar shkarkimin e ministres së Administratës Shtetërore dhe Vetëqeverisjes Lokale, Snezhana Paunoviq, pasi deklaroi se në vitin 1998 do ta “spastronte etnikisht Kosovën”. Sipas tyre, bëhet fjalë për gjuhë urrejtjeje dhe normalizim të idesë së dëbimit etnik. Deklarata e ministres së Administratës Shtetërore dhe Vetëqeverisjes Lokale, Snezhana Paunoviq, se po të kishte qenë në vend të Slobodan Millosheviqit do ta “spastronte etnikisht Kosovën në vitin 1998”, shkaktoi reagime të ashpra politike, kërkesa për shkarkimin e saj dhe hapi një debat të ri mbi kufijtë e diskursit politik në Serbi dhe raportin e shtetit ndaj luftërave të viteve nëntëdhjetë. Ndër të parat reagoi Lëvizja e Qytetarëve të Lirë (PSG), e cila e vlerësoi deklaratën si gjuhë urrejtjeje dhe...