Opera “Rozafa”, premierë botërore në Teatrin Kombëtar të Operës e Baletit
Mbrëmjen e djeshme, në skenën e Teatrit Kombëtar të Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor (TKOBAP), u shfaq premiera botërore e operës “Rozafa”, një vepër që sjell në skenë një nga legjendat më të fuqishme të trashëgimisë kulturore shqiptare. Me muzikë të Ndoc Pistullit, libret të Zef Zorbës dhe orkestracion nga Gridi Kraja, opera ndërthur fuqinë e mitit me emocionin e muzikës, duke krijuar një përjetim artistik ku historia, legjenda dhe skena bashkohen në një tërësi të veçantë. Shfaqja u drejtua muzikalisht nga Gridi Kraja, ndërsa regjia dhe skenografia mbajnë firmën e Andis Gjonit. Në role interpretuan solistët Nina Muho, Denis Skura, Armando Likaj, Solen Alla dhe Bledar Domi, të shoqëruar nga Orkestra Simfonike dhe Kori i TKOBAP-së. Opera “Rozafa” ka një histori të veçantë krijimi....
Burimi:
kultplus.com