Opera “Rozafa”, premiera botërore që solli legjendën shqiptare në skenën e TKOB
Opera “Rozafa”, një vepër që solli në skenë një nga legjendat më të fuqishme të trashëgimisë kulturore shqiptare. Vepra operistike me muzikë të Ndoc Pistullit dhe libret të Zef Zorbës shënoi premierën botërore mbrëmjen e 22 korrikut në skenën e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit në Tiranë. Një vepër e shkruar dhe kompozuar në vitin 1969, që erdhi në skenë dhe si një nga momentet e veçanta këtë sezon për publikun. Artistët sollën në skenë legjendën e njohur shqiptare “Rozafa”, ku historia dhe emocionet e muzikës u ndërthurën në një përjetim skenik. Shfaqja operistike u drejtua muzikalisht nga Gridi Kraja, ndërsa regjia dhe skenografia mbajnë firmën e Andis Gjonit. Në role interpretuan solistët Nina Muho, Denis Skura, Armando Likaj, Solen Alla dhe Bledar Domi,...
Burimi:
sot.com.al