“Nuk e dinim se ku do të shkonte regjistrimi”, “Djemtë e Delvinës” rrëfejnë si u bënë pjesë e “The Odyssey”!
Grupi polifonik “Djemtë e Delvinës” është bërë pjesë e kolonës zanore të filmit “The Odyssey”, përmes një regjistrimi të realizuar një vit më parë me kompozitorin fitues të çmimit Oscar, Ludwig Göransson. Për Top Channel, anëtarët e grupit tregojnë se regjistrimi u zhvillua në Teqenë e Kuzum Babasë në Vlorë, ku morën pjesë disa grupe polifonike nga Shqipëria. Sipas tyre, në atë kohë nuk e dinin se interpretimi i tyre do të përdorej në një prej filmave më të shumëpritur. “Kompozitori mori disa grupe në Vlorë dhe na ftuan edhe ne për regjistrime. Çdo grup kishte një ditë në dispozicion. Kënduam pjesën që ai kërkoi. Ishte shumë inteligjent dhe e njihte mirë këngën labe dhe katër elementët e saj”, tregon Zarik Bajo. Anëtarët e grupit...
Burimi:
javanews.al