N’Karadak krisin tupanat

N’Karadak krisin tupanat

Dje në kuadër të Kamenica Summer Fest 2026, në bashkëpunim me organizatën “N’Karadak krisin tupanat” është mbajtur festivali i kulturave. Pjesëmarrës nga vende të ndryshme si Egjipti, Panama, Turqia, Polonia, Portugalia, Qiproja Veriore, Luksemburgu, Meksika, Shqipëria e Kosova kanë performuar para të pranishmëve duke paraqitur edhe veshjet e tyre popullore. Kryetari Rahimaj ka pritur në takim përfaqësuesit e grupeve dhe i ka falenderuar për begatimin e Kamenica Summer Fest 2026. “Uroj që sonte ta shijoni, e në të njejtën kohë, te ketë mundësi të tilla përfaqësimi edhe nga Kosova në vendet tuaja”-ka thënë Kryetari Rahimaj. Festivali i Kulturave solli një atmosferë të veçantë në qytet, duke dëshmuar se arti dhe kultura janë ura që lidhin popujt dhe promovojnë miqësinë, respektin dhe bashkëpunimin ndërmjet kombeve./ KultPlus.com