Një poemë dashurie për vendlindjen, fëmijërinë dhe për njerëzit

Një poemë dashurie për vendlindjen, fëmijërinë dhe për njerëzit

Nga Xhevdet Shehu  Ndihem i privilegjuar që po bëj këtë paraqitje të shkurtër si hyrje për një libër të çmuar të mikut tim prej shumë vitesh, shkrimtarit Xhevat Beqarajt. Të shkruash për një mik është një gjest i kuptueshëm, por të shkruash për një mik që është shkrimtar i njohur, kjo më duket si një përgjegjësi, është një sfidë jo e lehtë. Unë e pranova këtë sfidë, duke peshuar me kujdes fjalët që do të them në vijim. Duke shkruar këto radhë, në radhë të parë kisha parasysh Xhevatin, si do të reagonte ai po t’i lexonte këto fjalë. Do t’i pëlqenin këto fjalë apo do buzëqeshte me një ironi të mezidukshme, sikurse e kishte zakon kur nuk i pëlqente ndonjë gjë? Kjo ishte një...