Një mënyrë tjetër për të bërë muzikë, Clarion debuton në BBC Proms
Në skenën e BBC Proms, muzika do të marrë një formë tjetër. Jo përmes lëvizjes së zakonshme të duarve mbi instrument, por përmes shikimit. Në Bristol Beacon, National Open Youth Orchestra do të ngjitet për herë të parë në skenën e festivalit, duke sjellë një përvojë muzikore ku teknologjia, interpretimi dhe gjithëpërfshirja takohen. Në qendër të kësaj performance është Clarion, një instrument elektronik i zhvilluar nga kompania britanike Open Up Music, i cili mund të luhet përmes lëvizjeve të syve ose një tableti. Për muzikantët që nuk mund të përdorin instrumentet tradicionale në mënyrën e zakonshme, Clarion hap një tjetër rrugë drejt tingullit dhe performancës. Një nga momentet më të veçanta të koncertit do të jetë interpretimi i Alessandro Vazzana-s, i cili do të luajë...
Burimi:
kultplus.com