Një dokumentar i BBC zbulon autorësinë e një pikture të humbur prej shekujsh
Një episod i dokumentarit të njohur të BBC One, “Fake or Fortune?”, ka konfirmuar se një pikturë që prej vitesh nuk kishte autor të identifikuar është vepër e artistes skoceze të shekullit XVIII, Katherine Read, duke rikthyer në vëmendje një emër të rëndësishëm, por të harruar të historisë së artit. Piktura i përket Mary-Louise Wedderburn, një kontabiliste në pension, e cila e trashëgoi veprën nga xhaxhai i saj rreth 20 vjet më parë. Ajo e paraqiti portretin, të vendosur në një kornizë të artë, në emision me dyshimin se mund të ishte krijuar nga Katherine Read, e cila rezulton të ketë qenë një e afërme e largët e familjes së saj. Vepra paraqet portretin e një gruaje të re indiane, e stolisur me disa vargje...
Burimi:
kultplus.com