Nisin përgatitjet për Akordet e Kosovës
Menaxhmenti i Radiotelevizionit të Kosovës, së bashku me atë të sallës ‘1 Tetori’, po bëjnë planifikimet për mënyrën se si do të duket kjo sallë në tri netët e fundit të muajit tetor, kur do të mbahet festivali ’Akordet e Kosovës 2026’, i organizuar nga Radiotelevizioni i Kosovës. Kjo është një nga ngjarjet më të rëndësishme muzikore, që synon promovimin e krijimtarisë dhe vlerave më të mira të muzikës shqiptare. Festivali do të zhvillohet në tri mbrëmje, përkatësisht Mbrëmjet e Muzikës Moderne dhe Mbrëmjen e Muzikës për Fëmijë, duke sjellë në skenë artistë të afirmuar, talente të reja dhe krijues nga të gjitha trevat shqiptare. “Salla ‘1 Tetori’ e ka simboliken e vet, përveç emrit ka edhe histori mbrapa. Ne kemi dëshiruar si RTK që...
Burimi:
kultplus.com