Nis Seminari XIX Mbarëkombëtar për mësuesit e gjuhës shqipe në diasporë
Ka nisur punimet Seminari XIX Mbarëkombëtar me mësuesit e gjuhës shqipe dhe kulturës shqiptare në diasporë dhe mërgatë, i organizuar nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Kosovës në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit të Shqipërisë. Seminari i këtij viti zhvillohet me temën “Motivimi i nxënësve në diasporë për mësimin e gjuhës shqipe dhe ruajtjen e identitetit kombëtar” dhe do të zgjasë deri më 31 korrik. Në të marrin pjesë mbi 200 mësimdhënës të gjuhës shqipe nga diaspora, të cilët do të shkëmbejnë përvoja dhe praktika në fushën e mësimdhënies. Në ceremoninë e hapjes morën pjesë ministri në detyrë i Arsimit dhe Shkencës i Kosovës, Hajrulla Çeku, zëvendësministrja e Arsimit e Shqipërisë, Orjana Osmani, mësimdhënës nga diaspora dhe përfaqësues të institucioneve shtetërore. Çeku theksoi se...
Burimi:
kultplus.com