“Nga lira e lashtësisë drejt teatrit lirik”, koncert-konferencë në muzeun Arkeologjik në Tiranë

“Nga lira e lashtësisë drejt teatrit lirik”, koncert-konferencë në muzeun Arkeologjik në Tiranë

Koncert-konferenca “Nga lira e lashtësisë drejt teatrit lirik”, pjesë e edicionit XVI të ciklit “Takimet Muzikore të Dy Botëve”, në mjediset e Muzeut Arkeologjik u mbajt në bashkëpunim mes Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, shoqatës “Argjiro” dhe ILS Academy. Protagonist i mbrëmjes ishte kompozitori dhe studiuesi i Akademisë së Athinës, dr. Nikos Xanthoulis, i cili interpretoi një program të pasur, ku u ndërthurën krijime të autorëve antikë me kompozime moderne të frymëzuara nga tradita klasike. Publiku dëgjoi pjesë  si “Choral”, nga “Oresti” i Euripidit (408 p.K.); “Paeani delfik” i Athenaeus (128 p.K.), si dhe “Epitafi i Seikilosit” (shek. II-III e.s.), një nga dëshmitë më të hershme të muzikës së shkruar. Programi përfshiu gjithashtu krijime të Xanthoulis-it si “Rosa Ritrovata”; “Hear my Prayer” dhe “Honor to...