Në ditën e Shën Mërisë, 15 Gushti sjell ritin dhe traditën e kremtimit
Më 15 gusht, besimtarët e krishterë i drejtohen kishave dhe manastireve kushtuar Shën Mërisë, në një ditë të shënuar nga lutjet, pelegrinazhet dhe traditat fetare. Festa, e njohur si “Fjetja e Hyjlindëses”, është ndër kremtimet më të rëndësishme të kalendarit të krishterë. Sipas traditës, kjo ditë lidhet me përfundimin e jetës tokësore të Shën Mërisë dhe bashkimin e saj me Birin në botën e përjetshme. Për besimtarët, 15 gushti është një moment përkushtimi shpirtëror, ndërsa kremtimi paraprihet nga një periudhë dyjavore kreshme dhe agjërimi. Në Shqipëri, kjo festë shoqërohet me pelegrinazhe në një sërë objektesh fetare që mbajnë emrin e Hyjlindëses. Një prej tyre është Manastiri dhe Kisha e “Fjetjes së Hyjlindëses” në Apoloni, një kompleks me rëndësi të veçantë fetare, historike dhe kulturore. I...
Burimi:
kultplus.com