Nga Kosova në San Sebastián, Ftesa Hazrolli pjesë e WIP Europa
Producentja dhe aktorja kosovare Ftesa Hazrolli do të përfaqësojë projektin filmik turk “The Battle of Hedgehogs” (Kirpilerin Savaşı) në një prej platformave të rëndësishme të industrisë evropiane të filmit. Projekti është përzgjedhur zyrtarisht në WIP Europa, pjesë e edicionit të 74-të të San Sebastián International Film Festival, që zhvillohet në Spanjë. Pjesëmarrja në WIP Europa shënon një etapë të rëndësishme për filmin, i cili ndodhet në fazën e post-produksionit. Platforma u krijon projekteve të përzgjedhura mundësinë të prezantohen përpara producentëve, distributorëve, sales agents, blerësve dhe profesionistëve të tjerë të industrisë, duke synuar sigurimin e mbështetjes së nevojshme për përfundimin dhe qarkullimin ndërkombëtar të tyre. Gjatë ditëve të aktivitetit, Hazrolli do të zhvillojë takime me përfaqësues të industrisë dhe partnerë potencialë, ku do të prezantojë projektin...
Burimi:
kultplus.com