Nga Kalaja te traditat, Elbasani mirëpret vizitorë vendas e të huaj çdo ditë

Nga Kalaja te traditat, Elbasani mirëpret vizitorë vendas e të huaj çdo ditë

Pavarësisht temperaturave të larta të korrikut, Elbasani vijon të mirëpresë çdo ditë dhjetëra turistë vendas e të huaj, të cilët kanë zgjedhur të zbulojnë historinë, kulturën dhe mikpritjen e qytetit. Sheshi i qytetit mbetet i gjallë gjatë gjithë ditës, i mbushur jo vetëm me banorët e qytetit, por edhe me vizitorë vendas e të huaj që shëtisin në zemër të qytetit të Ballokumeve. Grupet turistike ndalojnë në pikat më të rëndësishme historike dhe kulturore, si Kalaja e Elbasanit, Kisha e Shën Mërisë, Xhamia Mbret, Muzeu Etnografik dhe Bazilika Paleokristiane, për të vijuar më pas drejt destinacioneve të tjera turistike. Gjatë vizitës së tyre, ata njihen me historinë e lashtë të Elbasanit, por edhe me jetën moderne të qytetit. Atmosfera festive e krijuar nga aktivitetet kulturore...