“A Cage in Search of a Nightingale”, performancë e veçantë sonte në DokuFest
Në kuadër të DokuFestit, sonte në Prizren prezantohet performanca live “A Cage in Search of a Nightingale”, një projekt i artistëve Elvin Brandhi dhe Daniel Bird, që eksploron ndërthurjen mes medias analoge dhe asaj digjitale. Për këtë projekt, Bird dhe Brandhi kanë punuar me arkivat e Radios Publike Armene, duke rikthyer efekte zanore të periudhës sovjetike nga shiritat magnetikë origjinalë. Materialet arkivore janë ndërthurur me regjistrime të realizuara në peizazhe malore dhe tempuj të rrënuar, duke krijuar një kolonë zanore të re për materialin filmik. Kjo eksperiencë zhvillohet në dialog me kompozitorin e kolonës zanore origjinale, Tigran Mansurian, ndërsa performanca vë në fokus edhe punën e regjisorit Sergei Parajanov dhe rëndësinë e “shpirtit të vendit” në veprën e tij. Përmes tingullit, imazhit dhe materialeve arkivore,...
Burimi:
kultplus.com