’Në s’qenkësh dashuri, ç’ndjekam pra, vallë’

’Në s’qenkësh dashuri, ç’ndjekam pra, vallë’

Poezi nga Francesco Petrarka Në s’qenkësh dashuri, ç’ndjekam pra, vallë?E dashuri në qoftë, Zot, cila e çfarë?N’e mirë, për mua pse helm vdekatar?N’e ligë, pse aq i ëmbël çdo zavall? Në me dashje digjem, ç’ne ky-vaj-ky-hall?E nëse me pahir, ç’vleka një e qarë?O vdekje e gjallë, o sfilì gaztare,ç’kallke te mua teksa po-në s’ta shpall? E në e shpallkam, vuaj pa të drejtë.Mes erërash skundra me anijë q’u humbgjendem në det të hapur pa një busull, me urtì – pëndë, me gabime – plumbqë se çfarë kërkoj s’e di as vetëpa digjem dimrit, në verë rri kruspull./KultPlus.com