Në restorantin që dikur ishte librari

Në restorantin që dikur ishte librari

Në restorantin që dikur ishte librariLulzim TafaTë ftoj sonte për darkë, e dashur,Në atë restorantin te ish-“Rilindja”Pikërisht atyKu dikur ishte librariaAty ku librat merrnin frymëDhe dashuriaMbante erë letreTani të gjithë lexuesitJanë kthyer në klientëAjo shitësja e bukur e libraveËshtë bërë kamariereTavolina jonë do të jetë pranë raftitKu flinin librat me poeziAty ku ta pata blerë librin“Arbor Vitae”Të kujtohen vargjet e tij?Tani të gjithë lexojnë menynëAskush poeziNjerëzit mendojnë vetëm për verëratPër mishin dhe për gjokset e asajNë banakNë tavolinat përrethRrinë studiues të letërsisëAta që dikur mendoninSe shpirti është metaforëTani thonë:“Lexuesi është mit”Ne nuk do të hamëAs nuk do të pimëUnë do t’i nxjerr nga xhepiPoezitë e miaDhe do t’i lexoj atyKu dikur ishte shtëpia e tyreDhe krejt në fundDo ta lexoj atë poezinë e dashurisëQë ta...