Në Pejë do të hapet ekspozita fotografike “Përdita ime e mungueme” e Fahredin Spahijës
Galeria e Artit e qytetit të Pejës do të hapë më 28 korrik 2026, në orën 19:30, ekspozitën fotografike “Përdita ime e mungueme” të artistit të fotografisë Fahredin Spahija. Ekspozita sjell një përmbledhje fotografish që pasqyrojnë dramën e një epoke, përmes temave të luftës, ekzistencës, boshllëkut, mungesës, humbjes dhe shpërfytyrimit. “Ekspozitën fotografike PËRDITA IME E MUNGUEME e karakterizon drama e një epoke. Drama e luftës, e ekzistencës, e boshit, e mungesës, e humbjes dhe shpërfytyrimit. Dramën që e mbartin në vete portretet e realizueme të kësaj ekspozite, me shumë takt e dell, na i shpërfaq, artisti i fotografisë, Fahredin Spahija. Në fototekën e tij, ndër ma të pasunat e llojit të vet, krahas portreteve të figurave të njohuna nga fusha e kulturës dhe, krahas nudove,...
Burimi:
kultplus.com