Ndryshime në Ligjin “Për Librin”, miratohen rregullat e reja për digjitalizimin, kontratën tip autor-botues dhe Çmimet Kombëtare

Ndryshime në Ligjin “Për Librin”, miratohen rregullat e reja për digjitalizimin, kontratën tip autor-botues dhe Çmimet Kombëtare

Është miratuar Ligjin “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin ‘Për librin në Republikën e Shqipërisë’”, i cili riformulon kuadrin rregullator për botimin, mbrojtjen, promovimin dhe shpërndarjen e librit brenda dhe jashtë territorit të vendit. Ligji i ri, cili është publikuar të enjten edhe në Fletoren Zyrtare, shpall zyrtarisht si veprimtari me interes publik e kombëtar prodhimin dhe mbrojtjen e librit e të produkteve të përafërta me të, si dhe promovimin e tij jashtë kufijve shtetërorë. Ndryshimet ligjore synojnë mbrojtjen e të drejtave të autorit, nxitjen e leximit, digjitalizimin dhe rritjen e aksesueshmërisë. Inovacionet kryesore të ligjit të ri Në konceptin e librit përfshihen zyrtarisht librat elektronikë dhe materialet shoqëruese (pamore, audiovizuale apo zanore). Po ashtu, përcaktohet nocioni i “librashitësit” edhe për tregjet elektronike, si...