Ndahet nga jeta Dr. Prof. Nuhi Rexhepi, profesor i Universitetit të Prishtinës dhe studiues i shquar i letërsisë shqipe
Është ndarë nga jeta profesori universitar dhe studiuesi i njohur i letërsisë shqipe, Dr. Prof. Nuhi Rexhepi, një nga personalitetet që dha kontribut të çmuar në arsimin e lartë dhe në studimet albanologjike në Kosovë. Ceremonia e varrimit do të mbahet më 9 korrik 2026, në ora 16:45, në Varrezat e Qytetit të Prishtinës, në Arbëri. I lindur në vitin 1942 në Pogragjë të Gjilanit, Rexhepi arsimin fillor e kreu në vendlindje, ndërsa shkollën e mesme – Normalen – në Prishtinë dhe Gjakovë. Diplomoi në Degën e Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe të Fakultetit Filozofik në Universitetin e Prishtinës në vitin 1967, ndërsa studimet pasuniversitare i vijoi në Fakultetin Filozofik të Beogradit. Në dhjetor të vitit 1995 mbrojti doktoratën në Fakultetin e Filologjisë të Universitetit të...
Burimi:
kultplus.com