Ndahet nga jeta Bonnie Tyler, ikona e muzikës që u bë e pavdekshme me “Total Eclipse of the Heart”
Këngëtarja e njohur uellsiane Bonnie Tyler, e cila u bë e famshme në mbarë botën me hitet “Total Eclipse of the Heart” dhe “Holding Out for a Hero”, ka vdekur të mërkurën, sipas një njoftimi të publikuar nga familja dhe ekipi i saj. Sipas deklaratës, Tyler vdiq në një spital në Portugali, ku po trajtohej për shkak të një sëmundjeje. Lajmi u bë publik përmes llogarive zyrtare të artistes në rrjetet sociale. “Në ditët në vijim do të publikojmë një deklaratë të mëtejshme, por për momentin kërkojmë privatësi për ta përballuar këtë tragjedi”, thuhet në njoftimin e familjes dhe ekipit të saj. Bonnie Tyler ishte një nga zërat më të njohur të muzikës rock dhe pop, ndërsa këngët e saj mbeten ndër më të dëgjuarat...
Burimi:
kultplus.com