Ndahet nga jeta aktori i njohur Todi Llupi, ikona e humorit dhe teatrit fierak

Ndahet nga jeta aktori i njohur Todi Llupi, ikona e humorit dhe teatrit fierak

Është ndarë nga jeta në moshën 78-vjeçare aktori i njohur i humorit dhe teatrit, Todi Llupi, një prej figurave më të spikatura të Estradës Profesioniste të Fierit dhe Teatrit “Bylis”. Lajmi u bë i ditur nga Drejtoria e Artit, Kulturës dhe Turizmit pranë Bashkisë Fier, e cila shprehu ngushëllimet për familjen, miqtë dhe komunitetin artistik. I lindur në Fier më 1 mars 1948, Todi Llupi iu përkushtua skenës që prej vitit 1971 si aktor profesionist i Estradës së Fierit. Gjatë karrierës së tij interpretoi qindra role në komedi, skeçe, parodi, kuplete, monologë dhe pantomima, duke krijuar personazhe që mbetën të dashura për publikun. Ai u dallua për stilin e tij të veçantë të interpretimit, frymën popullore dhe përdorimin mjeshtëror të dialektit myzeqar, ndërsa si kupletist...