Mustafa nga Avignon-i: Një përvojë që na frymëzon për zhvillimin kulturor të Prishtinës

Mustafa nga Avignon-i: Një përvojë që na frymëzon për zhvillimin kulturor të Prishtinës

Drejtori i Kulturës në Komunën e Prishtinës, Isah Mustafa, ka ndarë përshtypjet nga pjesëmarrja në Festivalin e Avignon-it në Francë, një nga festivalet më prestigjioze të teatrit në botë, i cili këtë vit shënon 80-vjetorin. Mustafa ka thënë se ndihet i lumtur dhe i nderuar që është pjesë e kësaj vizite studimore, e cila po i ofron mundësinë të ndjekë nga afër shfaqje të rëndësishme, të njohë praktika të reja artistike dhe të shkëmbejë përvoja me profesionistë të kulturës nga Kosova dhe vende të ndryshme të botës. “Një kënaqësi e veçantë ishte të shihja dy produksione mbresëlënëse: ‘Un Procès’, me regji të Christiane Jatahy dhe interpretimin e aktorit të madh brazilian Wagner Moura, si dhe ‘Oiseau’, me interpretimin e aktores legjendare Isabelle Huppert, në skenat...